Lidhje

Sarajeva mohon njoftimet për plane të mundshme të terroristëve boshnjakë kundër Vatikanit  - 2004-08-28


Sarajeva ka hedhur poshtë një njoftim të mjeteve italiane të informimit se terroristë nga Bosnje-Hercegovina po planifikojnë një sulm në shkallë të gjerë në Vatikan.

Gazeta italiane Corriere della Sera njoftoi dje se 10 terroristë kanë hyrë në Itali nga Bosnja. Gazeta nuk e identifikon burimin, por thotë se plani përfshin një sulm në Sheshin Shën Pjetri gjatë një shërbese fetare.

Ministria boshnjake e Punëve të Jashtme tha dje se njoftimi i gazetës italiane është i rremë. Zyrarët në Sarajevë thonë se ambasadës boshnjake në Romë i është thënë se edhe Ministria e Brendshme e Italisë pajtohet me mendimin se njoftimi është i gabuar.

XS
SM
MD
LG