Lidhje

Zyrtarët mohojnë se Powell e anuloi vizitën në Athinë për shkak të protestave - 2004-08-28


Zyrtarë amerikanë dhe grekë mohuan zërat se Sekretari i shtetit Colin Powell e anuloi vizitën e tij në Athinë për shkak të protestave antiamerikane.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit bëri të ditur se ngjarjet në Irak dhe Sudan kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të zotit Powell dhe se demostratat greke nuk kanë luajtur rol në vendimin e sekretarit për të mos marrë pjesë në ceremoninë e nesërme të mbylljes së Lojrave Olimpike.

Një zyrtar grek mohoi pretendimet e protestuesve antiamerikanë se veprimet e tyre kishin detyruar Zotin Powell të anulonte vizitën. Ministria e jashtme greke tha se sekretari Powell do të vijë për vizitë ne muajin tetor.

Njoftimi u bë pasi policia në Athinë përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues, të cilët hidhnin parulla ku kritikonin luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Më vonë, një parullë e madhe kundër politikës amerikane dhe izraelite u vendos në shpatin e kodrës së Akropolit mbi qytet.//ii

XS
SM
MD
LG