Lidhje

Qeveria franceze e gatshme të negociojë për lirimin e pengjeve - 2004-08-29


Presidenti francez Zhak Shirak po dërgon në Irak Ministrin e Jashtëm të Francës për të biseduar me forcat ekstremiste për lirimin e dy gazetarëve francezë që mbahen peng.

Zoti Chirac tha sot në Paris se Ministri i Jashtëm Francez Michel Barnier do të niset menjëherë për në Lindjen e Mesme.

Më parë, zyrtarët francezë dhe udhëheqësit e komunitetit mysliman të Francës bënë thirrje për lirimin e gazezetarëve.

Në një takim me pjesëmarrjen e Ministrit të Brendshëm francez Dominik de Villepin, komuniteti mysliman i Francës tha se vendi i tyre nuk duhet të negociojë lidhur me kërkesat e ekstremistëve që qeveria franceze ta anulojë ligjin për ndalimin e shamive të kokës nga vajzat myslimane në shkollat e Francës.

Kryeministri francez Zhan Pierre Rafarin i doli në mbrojtje ligjit, i cili hyn në fuqi këtë javë dhe tha se opozita politike e mbështet pozicionin e qeverisë. Estremistët që vetëquhen “Ushtria Islamike e Irakut”, kërkuan anulimin e ligjit brenda 48 orëve në një video të transmetuar dje nga televizioni arab Al-Jazeera.

XS
SM
MD
LG