Lidhje

Zëvendëskryeministri irakian viziton Iranin - 2004-08-29


Zëvendës-kryeministri i Irakut Barham Saleh ka filluar një vizitë në Iran për të sjellë një mesazh miqësie, siç u shpreh ai, pas akuzave se republika islamike po mbështet militantët në Irak.

Zoti Saleh shkoi sot nga Bagdadi në Teheran, me një fluturim, të cilin ai e përshkroi si të parin mes dy kryeqyteteve në 25 vjet. Zyrtarët thonë se vizita e zotit Saleh në Iran, pjesërisht synon të përgatisë një vizitë në të ardhmen të kryeministrit irakian Iyad Allawi.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit tha se zoti Saleh zhvilloi bisedime me Ministrin e Jashtëm iranian Kamal Kharrazi, ku u diskutua gjithashtu për gjendjen e një diplomati iranian të rrëmbyer në Irak.

Në fillim të muajit, një grup ekstremistësh irakianë mori përgjegjësinë për rrëmbimet, duke e akuzuar diplomatin iranian se ka provokuar dhunë sektare në Irak.

XS
SM
MD
LG