Lidhje

Athinë: Mbyllen Lojrat Olimpike verore - 2004-08-30


Lojrat olimpike të Athinës përfunduan dje me një ceremoni gjatë së cilës kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik i cilësoi si lojra fantastike. Korrespondenti ynë, Jim Stevenson, u hedh një vështrim rezultateve të garave të ditës së fundit të olimpiadës së 28-të moderne.

Dy rusë dhe një kuban morën medalje në fund të garave në mundjen stil i lirë. Kubanët fituan edhe tri nga gjashtë medaljet e arit që u dhanë dje në boks.

Jan Bartalemi fitoi në peshën 48 kilogramë, Guliermo Rigondy në peshën 54 kilogramë dhe Mario Çezar Kindalen Mesa në 60 kiligramë. Medaljen e arit në peshën 69 kilogram e fitoi Bahtiar Artajevi i Kazakistanit.

Vendin e parë në peshën 81 kilogramë e zuri amerikani Andre Ward. Medalja e arit për peshën mbi 91 kilogramë iu dhurua rusit Aleksandër Povetkin pasi egjiptiani Muhamed Ali u skualifikua për shkak të një lëndimi në sup.

Titullin e kampionit olimpik në vollejboll për meshkuj e mori Brazili me fitoren 3-1 kundër ekipit italian. Në vaterpolo, Hungaria fitoi medaljen e arit, duke mundur ekipin serbomalazes 8 me 7. Alina Kebaeve e Rusisë mori medlajen e arit në garën individuale të gjimnastikës ritmike.

Në hanboll, ekipi danez i femrave fitoi titullin e kamiones olimpike për të tretën herëme radhë, duke mundur Korenë e Jugut me rezultatin 4-2. Kroacia mundi Gjermaninë 26 me 24 në finalen për meshkuj.

Medaljet e fundit në Taekuando, i fituan Mun Dae-Sung i Koresë së Jugut në peshën 80 kilogramë për meshkuj dhe Chen Zhong e Kinës në peshën 67 kilogramë për femra.

Maratona për meshkuj ishte gara e fundit e lojrave të olimpiadës, e cila u zhvillua nga Maratoni në Athinë. Stafano Baldini i Italisë zuri vendin e parë, i pasuar nga Mebrahton Keflezighi i Shteteve të Bashkuara dhe Vanderlei Lima i Brazilit.

Shtetet e Bashkuara fituan numrin më të madh të medaljeve në lojrat olimpike të Athinës. Sportistët amerikan fituan gjithsej 103 medalje, 35 prej tyre ari. Në vend të dytë është Rusia me 92 medalje, 27 ari, ndërsa Kina zuri vendin e tretë me 63, por sportistët kinezë fituan 5 medalja ari më shumë se rusët.

Pastaj vijnë me radhë Australia me 49, 17 ari dhe Gjermania me 48 medalje, 14 të arta. Vendi mikpritës, Greqia, fitoi numrin më të madh të medaljeve që nga fillimi i lojrave moderne olimpike në vitin 1896. Sportistët grekë përfunduan me 17 medalje, 6 prej tyre të arta. Lojrat e ardhsme olimpike zhvillohen në Pekin në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG