Lidhje

Politika e jashtme dhe e brendshme e presidentit Bush dhe qëndrimet e kandidatit demokrat John Kerry - 2004-08-30


Kur presidenti Bush thekson rolin e tij si president në kohë lufte, atij i vjen në ndihmë historia. Në kohë luftrash amerikanët përgjithësisht i rizgjedhin presidentët.

Dhe ndërsa presidenti po e përhap mesazhin e tij në mbarë vendin, ai është përqëndruar në rolin e tij udhëheqës për sigurimin kombëtar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

“Me terroristët nuk mund të negociosh. Ne duhet t’u kundërvihemi atyre aty ku janë që të mos ndeshemi me ta brenda vendit.”

Anketat tregojnë se imazhi për president si një udhëhequr i vendosur në luftën kundër terrorizmit mbetet avantazhi i tij kryesor ndaj kandidatit Kerry. Ky imazh që u krijua me shpejtësi në ditët pas 11 shtatorit.

John Fortier është analist politik me Institutin Amerikan Enterprise këtu në Uashingtn.

“Avantazhi më i madh është se ai tregoi forcë udhëheqëse. Numrat në anketa u rritën. Njerëzit e shohin presidentin Bush si një udhëheqës të fortë. As John Kerry dhe as ndonjë kandidat tjetër nuk mund t’ia kalojnë atij në vendosmërinë për të mbrojtur vendin.”

Presidenti gjithmonë ka theksuar se sulmi ndaj Irakut ishte një element i rëndësishëm i luftës së gjerë kundër terrorizmit dhe gjatë takime elektorale ai e ka theksuar gjithmonë këtë.

“Duhet të merrja një vendim. A duhet t’i harroja mësimet e 11 shtatorit dhe të besoja një njeri të çmendur, apo duhet të merrja masa për të mbrojtur Amerikën? Me ketyre alternativave gjithmonë do zgjedh mbrojtjen e vendit.”

Por anketat e fundit tregojnë se gjysma e banorëve e vënë në pikëpyetje në se lufta në Irak ia vlente, tani që nuk është gjetur asnjë armë e shkatërrimit në masë.

Senatori Kerry u përpoq ta shfrytëzojë këtë në fjalimin e tij në kuvendin demokrat.

“Si president unë do t’i rikthej vendit traditën e provuar nga koha: Shtetet e BAshkuara nuk shkojnë në luftë pse duan, por vetëm kur u duhet.”

Anketat tregojnë se Iraku mund ta dëmtojë presidentin në nëntor në se trazirat atje vazhdojnë dhe në se shtohen viktimat amerikane.

“Ai e ka varur presidencën tek Iraku. Ai nuk kishte pse, por ai besonte se Iraku ishte i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Ai e ka theksuar se nuk do të rrezikonte që 11 shtatori të përsëritej. Edhe në se ka dyshime, ai do të mbrojë interesat e Amerikës. Ai e shikon Irakun në këtë këndvështrim.”

Për politikat e brendshme, presidenti shpesh përmend shkurtimin e taksave si elementin që nxiti rritjen ekonomike dhe krijoi vende pune.

“Kur e pamë gjendjen vendosëm të veprojmë. I kërkuam Kongresit që t’u linte njerëzve më shumë para nga të tyret në dorë. Po e theksoj, thashë nga paratë e tyre, jo nga të qeverisë. PAratë në Uashington nuk janë të qeverisë, janë të banorëve. Dhe duke u lënë njerëzve më sumë në dorë, ekonomia po përmirësohet.”

Gjatë vitit të fundit, rritja ekonomike ka çuar në krijimin e 1 milion vendeve të reja të punës. Por të dhënat e fundit ekonomike nuk janë të mira dhe Presidenti Bush rrezikon tani të bëhet presidenti i parë, që nga koha e Herbert Hooverit në vitet ’30, që gjatë administratës së tij, numri total i vendeve të punës të jetë me humbje.

//ze//

XS
SM
MD
LG