Lidhje

Shqipëri: Lëvizja Socialiste për Integrim do të shpallë zyrtarisht shkëputjen nga PS-ja - 2004-08-30


Të hënën e ardhshme grupi i deputetëve socialistë të drejtuar nga ish kryeministri Ilir Meta e të bashkuar në atë që njihet si Lëvizja Socialiste për Integrim do të shpallin zyrtarisht shkëputjen e tyre nga Partia Socialiste dhe formimin e një force të re politike.

Burime nga kjo lëvizje i thanë Zërit të Amerikës se më 6 shtator do të bëhet edhe mbledhja e komisionit Nismëtar dhe firmatarëve të partisë më të re, e cila do te shoqerohet edhe me dorezimin ne gjykate te dokumentacionit per legalizimin e partise. Po në të njëjtën ditë e cila koincidon edhe me hapjen e punimeve të parlamentit, do të deklarohet edhe shkëputja nga grupi paralemtar socialist.

Drejtuesit e kësaj lëvizje nuk kanë preferuar për asnjë moment të deklarojnë zyrtarisht se sa deputetë u janë bashkuar atyre, por burime të brendshme thonë se grupi i tyre parlamentar do të ketë të paktën 10 deputetë.

Formimi i kësaj force të re politike, e cila përbën rrjedhjen e parë në partinë socialiste, pritet të sjellë një konfigurim të ri politik të parlamentit. Socialistët në pushtet në këtë mënyrë do të mund të garantojnë shumicën vetëm me mbështetjen e aleatëve të tyre. Nga ana tjetër janë të shumtë ata që mendojnë se partia e re e ish kryeministrit Ilir Meta, mund të rrezikojë seriosht garën e socialistëve të kryeministrit Nano në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2005.

//ze//

XS
SM
MD
LG