Lidhje

Marrëveshje Bullgari-Maqedoni  - 2004-08-30


Bullgaria dhe Maqedonia nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e integrimit në insitucionet evropiane, si dhe mbështetje për aspiratën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Agjencia maqedonase e lajmeve, MIA, njoftoi se zëvendës-ministri i Jashtëm maqedonas, Fuad Hasanovic dhe Ministri i Jashtëm bullgar, Solomon Pasi e nënshkruan dokumentin në Sofie.

Në ceremonisë e nëshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm edhe Presidenti maqedonas Branko Çervenkovski, i cili ka shkuar gjithashtu për vizitë në Bullgari dhe homologu i tij bullgar, Georgi Purvanov.

Zoti Cervenkovski shkoi sot në Sofie për bisedime mbi shtimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Kjo është vizita e parë zyrtare e zotit Çervenkovski në Bullgari që nga zgjedhja e tij në postin e presidentit këtë vit.

//ze//

XS
SM
MD
LG