Lidhje

Irak: esktremistët thonë se kanë vrarë 12 pengje  - 2004-08-31


Një grup ekstremist në Irak, njoftoi se ka vrarë 12 pengje nga Nepali, ndërkohë që shtohen shpresat për lirimin e dy gazetarëve francezë të rrëmbyer nga një grup tjetër. Në një video-kasetë dhe në fotografi të publikuara në një faqe elektronike, tregohet një anëtar i ushtrisë Ansar al-Sunna që i pret kokën një pengu me sy të mbyllur. Më pas, 11 persona të tjerë vriten me armë automatike.

Qeveria e Nepalit tha se nuk mund të konfirmonte menjëherë vrasjet e shtetasve të saj, të cilët punonin për një kompani jordaneze në Irak. Ndërkohë, sherbimi kurd i Zërit të Amerikës ka mësuar se dy gazetarët francezë të rrëmbyer nga një grup tjetër militantësh mund t’u dorëzohen sot atoriteteve fetare në një xhami të Bagdatit. Nga ana tjetër, klerikët myslimanë thonë se nuk kanë patur ndonjë lidhje direkte me rrëmbyesit.//lk//

XS
SM
MD
LG