Lidhje

Ndalohet në Kroaci ish Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Boshkovski - 2004-08-31


Autoritetet kroate ndaluan ish Ministrin e Brendshëm të Maqedonisë, Lube Boshkovskin, nën akuzat për vrasje.

Zyrtarë kroatë njoftuan se autoritetet e arrestuan zotin Boshkovski në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Maqedonia.

Ky dokument e akuzon atë për dhënien e urdhërit të vrasjes të shtatë emigrantëve ilegalë nga Azia jugore para dy vitesh, në përpjekje për t’u dukur aktiv në luftën e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.

Një gjykatës kroat do të vendosë nëse zoti Boskovski, i cili ka dy nënshtetësi, kroate dhe maqedone, do të gjykohet në Kroaci. Ligji kroat ndalon ekstradimin e shtetasve të saj për gjykime jashtë vendit.

Zoti Boshkovski është larguar nga Maqedonia në maj pasi autoritetet atje ngritën aktakuzën kundër tij për vrasjen e 7 personave, gjashtë pakistanezë dhe një indian. Në atë kohë, autoritetet thanë se personat në fjalë kishin bërë plane për të sulmuar ambasadat e huaja në Shkup.

XS
SM
MD
LG