Lidhje

Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane do të përqëndrohet sot në problemet e politikës së brendshme - 2004-08-31


Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane do të përqëndrohet sot në problemet e politikës së brendshme, ku dy ndër folësit kryesorë do të jenë guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger, si dhe Zonja e Parë e Amerikës, Laura Bush.

Zonja Bush pritet të ndalet tek njohja personale e presidentit Bush dhe stilit të tij udhëheqës.

Për guvernatorin Shvarceneger ky do të jetë fjalimi i parë politik në arenë kombëtare. Ai pritet të flasë rreth përvojës ës tij si emigrant nga Austria i cili arriti famë dhe u bë i pasur si aktor Hollivudi dhe më vonë u kthye në politikan.

Fjalimet e sotme janë në përputhje me temës e ditës së sotme të kuvendit: republikanët konservatorë të dhimbshur.

Dje gjatë ditës së parë të kuventit dje, dy prej politikanëve më të respektuar të Partisë Republikane, senatori i Arizonës, John McCain, dhe ish kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Rudi Xhuliani, vlerësuan presidentin Bush si një udhëheqës të fuqishëm dhe të angazuar për të fituar luftën kundër terrorizmit.

Presidenti Bush do ta pranojë emërimin e partisë së tij përmes një fjalimi, që do të jetë momenti kulmor i Kuvendit Republikan, të enjten në mbrëmje.

XS
SM
MD
LG