Lidhje

Moskë: autoritetet forcojnë masat e sigurisë pas shpërthimit të djeshëm që la 10 të vrarë   - 2004-09-01


Autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë kudo në Moskë pas incidentit të djeshëm kur një grua hodhi në erë veten pranë një stacioni metroje, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 51.

Ky ishte sulmi i dytë i madh terrorist në Rusi brenda një jave. Policia ka shtuar patrullimet kudo në Moskë, sidomos në vendet ku ka grumbullimi siç janë stacionet e trenit dhe aeroportet.

Një grup ekstremist islamik që e quan veten Brigadat Islambuli, mori përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm. Grupi thoshte në një faqe interneti se shpërthimi ishte shenjë e mbështetjes ndaj separatistëve islamikë në Çeçeni.

I njëjti grup mori përgjegjësinë për shpërthimin javën e kaluar në dy avionë rusë udhëtarësh, ku humbën jetën 90 vetë. Asnjë nga këto pohime nuk është verifikuar.

Shtëpia e Bardhë i quajti të dy sulmet të neveritshëm dhe tha se ato do të forcojnë partneritetin me Rusinë në luftën kundër terrorizmit.

Shpërthimi i djeshëm u dënua edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan.//ii

XS
SM
MD
LG