Lidhje

Irak: ekstremistët lirojnë tetë pengje  - 2004-09-02


Ekstremistët në Irak liruan të merkurën tetë pengje, ndërkohë që fati i dy gazetarëve francezë ende nuk dihet.

Një grup ekstremist liroi 7 pengja nga Kenia, India dhe Egjipti, të cilët punonin si shoferë kamioni për një firmë kuvajtiane. Kompania, Kuvajti Gulf And Link, pagoi 500 mijë dollarë shpërblesë, por mohon se ka pranuar kërkesën e ekstremistëve për të ndaluar veprimtarinë në Irak.

Një grup tjetër liroi të merkurën një shofer turk.

Dhe zyrtarët francezë po i vazhdojnë përpjekjet për të siguruar lirimin e dy gazetarëve frnacezë. Ekstremistët që mbajnë peng dy gazetarët kanë kërcënuar se do t’i vrasin ata nëse Franca nuk shfuqizon ligjin që ndalon mbajtjen e shamive të kokës në shkollat publika nga vajzat myslimane.

XS
SM
MD
LG