Lidhje

Afganistan: vazhdojnë sulmet - 2004-09-02


Shpërthimi i një makine bombë pranë zyrave të një kompanie amerikane sigurimi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, shkaktoi vdekjen e më shumë se 10 personave. Mbeturinat e regjimit të përmbysur ekstremist islamik taleban morën përgjegjësinë për shpërthimin. Një bombë tjetër pranë një shkolle në provincën juglindore Paktia la të vrarë 9 fëmijë dhe një të rritur.

Mesa duket, sulmet janë pjesë e një përpjekjkeje për të bllokuar procesin që u paraprin zgjedhjeve presidenciale të tetorit. “Terroristët dhe armiqt e paqes nuk duan që këto zgjedhje të dalin me sukses“, thotë zëdhënësdja e Ministrisë së Brendshme afgane, Lutsulla Mashall. “Kjo është arsyeja, thekson ajo, që ata po i intensifikojnë sulmet e tyre.”

Presidenti George Bush thotë se janë terroristët ata që nuk do të kenë sukses: “Në Afganistan, vetëm tre vjet pas çlirimit, mbi 10 milionë qyetarë janë regjistruar për të votuar. Afganët, thekson Presidenti Bush, po e mdjejnë flladin e ëmbël të lirisë.“

90 për qind e qytarëve afganë me të drejtë vote janë pajisur me karta regjistrimi për votim; mbi 40 për qind prej tyre janë gra. David, Singh, një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, thotë se numri i afganëve të regjistruar për të votuar është shumë inkurajues për të mos thënë i habitshëm.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të sigurojnë që ky proces të jetë i suksesshëm, thotë Nënsekretari amerikan i Shtetit, Riçard Armitixh. “Një përfundim i suksesshëm, thotë ai, nuk do të thotë thjeshtë zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale të organizuara shumë mirë dhe transparanete, apo i zgjedhjeve parlamentare të organizuara shumë mirë dhe transparante që do të zhvillohen aty nga prilli i vitit të ardhshëm.

“Një përfundim i suksesshëm, thekson zoti Armitixh, do të jetë kur populli afgan mund të jetojë i çliruar nga frika, përgjithmonë me drita të ndezura në gjithë vendin, përgjithmëmonë me kujdes shëndetësor dhe shkollim për qytarë të të dyja gjinive.”

XS
SM
MD
LG