Lidhje

Gjykata e Hagës vendosi të caktojë dy avokatë mbrojtës për ish presidentin jugosllav Millosheviç  - 2004-09-02


Gjykata e Hagës vendosi të caktojë dy avokatë mbrojtës për ish presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç pasi analizat mjeksore treguan se ai nuk është i aftë të vetmbrohet në gjyq.

Kryegjyqtari Patrick Robinson tha sot se raportet mjeksore tregojnë qartë që zoti Millosheviç nuk është aq mirë me shëndet sa të përfaqësojë veten dhe se nëse vazhdohet kështu, kjo do të shkaktonte vonesa të tjera të gjyqit.

Avokatët britanikë të cilët deri tani kanë punuar në cilësinë e ”miqve të gjykatës” për të garantuar një gjykim të drejtë, pritet ta marrin përsipër çështjen më 7 shtator.

Zoti Millosheviç i tha gjykatës se një vendim i tillë i mohon atij të drejtën për t’u vetmbrojtur dhe njoftoi se do ta apelonte atë.

Mjekët e gjykatës kanë arritur në përfundimin se ish presidenti jugosllav vuan nga tensioni i lartë i gjakut gjë që mund të çojë në një gjendje me rrezik për jetën.

Zoti Milloshevië përballet me më shumë se 60 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në konflitet e Kroacisë, Bosnjes dhe Kosovës.

XS
SM
MD
LG