Lidhje

Vështrim biografik i presidentit amerikan George Bush - 2004-09-02


George Bushi, një biznesmen i kthyer në politikan, synon tani të zgjidhet për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. I zgjedhur para katër vjetësh me një platformë elektorale të përqëndruar kryesisht në problemet e brendshme të vendit, ai e filloi fushatën këtë herë si një udhçheqës që ka drejtuar fushatën kundër terrorizmit dhe luftrat në Afganistan e Irak. Në vazhdim do t’i hedhim një vështirm presidentit të 43 të Shteteve të Bashkuara.

Ai lindi në një familje të pasur: gjyshi i tij ishte senator dhe i ati do të bëhej më pas president.

Në vitet e rinisë ai dallohej pak nga të tjetër. Megjithëse ai e pranon se nuk ka shkëlqyer ndonjëherë gjatë studimeve, George Bush është diplomuar nga dy prej universeteve më të mira: Harvardi dhe Yale. Në të dyja ai ka qënë lojtar bejsbolli.

Megjithëse ai lindi dhe u rit në brigjet lindore, zemra e tij mnbeti e lidhur me shtetin e Teksasit. Në Teksas ai shërbeu si pilot i forcave të GArdës Kombëtare gjatë Luftës në Vietnam, duke shërbyer në një njësi që nuk u angazhua ndonjëherë në luftë. Pas mbarimit të shkollës dhe shërbimit ushtaral ai hyri në industrinë e naftës dhe më pas bleu edhe ekipin e bejsbollit Rangers të Teksasit.

Me kohë, atij i lindi edhe interesi për politikë. Dy vjet pasi i ati humbi në zgjedhjet presidenciale për një mandat të dytë, George Bush u zgjodh guvernator i Teksasit.

Pothuajse që në fillim pati zëra se ai do të vazhdonte në traditën e të atit dhe në ditë do të synonte Shtëpinë e Bardhë. Dhe nuk kaloi gjatë. Në vitin 2000, ai u bë kandati i PArtisë Republikane për president.

“Ne zotohemi para vendit për të realizuar premtimin amerikan. Do t’i përdorim këto kohë të mira për synime të mëdha.”

Fushata u mbërthye që në fillim nga polemika - që nga drama e skandalit të presidentit Klinton me praktikanten Lewinski, tek njoftimet se George Bush kishte patur probleme me alkolin.

“Dikush zbuloi se nuk po pija më dhe më pyetën: përse jo? U përgjigja se po pija shumë.”

Dy ishin faktorët që ndikuan në këtë vendim, shpjegon ai: rikthimi i besimit tek Zoti dhe bashkëshortja e tij Laura, ish mësuese, e cila në kohën që u martua nuk kishte asnjë interes në politikë.

Para 4 vjetësh dy ishin temat kryesore të fushatës së tij: “konservator por i dhembshur” dhe “reformator me rezultate”. Rezultati ishte tepër i ngushtë dhe në fund ishte vendimi i Gjkatës së LArtë që i hapi rrugën betimit të tij si president në 20 janar 2001.

Megjithëse elektorati ishte i ndarë më dysh, ai vazhdoi programin sikur të kishte fituar shumicën absolute. Gjatë një vizite në Florida presidenti kërkoi reformimin e sistemit arësimor, në një takim me nxënësit, atë mëngjes që do të ndryshonte përfundimisht vendin dhe presidencën e tij. Brenda disa sekondash George Bush u bë president në kohë lufte.

“Sot mënyra jonë e jetesës, vetë liria jonë, u goditën në një seri sulmesh të qëllimshme teroriste.”

Shumë gjera ndryshuan për presidentin më 11 shtator 2001 kur terroristët goditën në Nju Jork dhe Uashington. Ndihmësit thonë se presidenti u bë më i vendosur pa u tundur në besimin e tij për kauzën që mbronte.

Xhon Frontier, analist pranë Institutit Enterprise, thotë se bota pa një Xhorxh Bush të ri ndërsa lufta kundër terrorizmit po shpalosej në Afganistan dhe Irak.

“Lufta nxori në pah një veti të tij që nuk e kishim vënë re. Presidenti Bush nuk kishte përvojë në politikën e jashtme. Ai vinte nga Teksasi. Edhe gjatë fushatës pak u fol për politikën e jashtme. Por reagimi i tij i parë, përgjigja e guximshme aty ku dikur ngrihej Qendra Botërore e Tregëtisë, përgjigja fillestare ndaj Kongresit, flisnin për forcën e tij.”

Por Stefen Hess i Institutit Brookings, thotë se ndërsa disa gjera ndryshuan, aspekte të tjera të presidentit nuk ndryshuan. Analisti përmend stilin e tij të drejtimit të formuar në shkollën e biznesit dhe në zyrën e guvernatorit të Teksast.

“Ai jep detyra konkrete, kërkon llogari, ka një synim të qartë, disa thonë ka një vizion të qartë për atë që kërkon.”

Megjithëse ai e filloi presidencën në vitin 2000 me një platformë të brendshme, këtë vit, presidenti ka vënë në qendër të fushatës drejtimin e vendit në kohë lufte. Synimi i tij është të bindë votuesit t’i besojnë votën e tyre edhe për një 4 vjeçar tjetër.

//ze//

XS
SM
MD
LG