Lidhje

OSBE: ekspertë të të drejtave të njeriut pranë administratave lokale në Kosovë - 2004-09-02


OSBE-ja njoftoi se do të dërgojë ekspertë të të drejtave të njeriut për të punuar pranë administratave lokale në Kosovë pas përfundimit me sukses të një programi pilot për këtë qëllim.

Sipas OSBE-së, ekspertët do të ndihmojnë autoritetet lokale për të garantuar që legjislacionet e komunave të jenë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Kryetari i Shoqatës së Komunave të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se përdorimi i ekspertëve për të ndihmuar komunat me këshilla do të garantojë zbatimin me efiktivitet të të drejtave të njeriut kudo në Kosovë.

Ekspertët e të drejtave të njeriut do ta përqendrojnë punën në aspektet e së drejtës penale, të sigurisë, të mosdiskriminimit dhe të të drejtave të pronësisë.//ii

XS
SM
MD
LG