Lidhje

Rusi:dy shpërthime të fuqishme pranë shkollës ku mbahen pengjet - 2004-09-03


Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan të premten në Rusinë jugore, pranë shkollës ku persona të armatosur vazhdojnë të mbajnë të paktën 300 pengje.

Shkaku i shpërthimeve ende nuk dihet. Por një polic u plagos kur rrëmbyesit hapën zjarr në një zonë pranë ndërtesës, duke menduar se forcat policore po përgatiteshin t’i sulmonin.

Kriza e pengjeve filloi të merkurën në mëngjes në qytetin Beslan të Osetisë Veriore.

Rrëmbyesit liruan të enjten 26 gra dhe fëmijë. Mjekët në vendin e ngjarjes thonë se rrëmbyesit nuk kanë pranuar të lejojnë dërgimin e ushqimit, ujit dhe ilaçeve në shkollë. Disa zyrtarë mendojnë se numri i pengjeve mund të jetë shumë më i lartë se 300.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës tani për tani, duke thënë se objektivi është të shpëtohet jeta e pengjeve.

Nuk është e qartë se kush janë rrëmbyesit dhe se çfarë kërkojnë, por zyrtarët mendojnë se ata janë të lidhur me luftën separatiste në Çeçeni.

XS
SM
MD
LG