Lidhje

Irak: dy gazetarët e rrëmbyer francezë i dorëzohen një grupi suni - 2004-09-03


Zyrtarë francezë thonë se personat që rrëmbyen dy gazetarë francezë në Irak ia kanë dorëzuar pengjet një grupi mysliman suni të opozitës që favorizon lirimin e pengjeve.

Ministri i Jashtëm francez, Michel Bariner, u tha të enjten gazetarëve në Aman të Jordanisë se është informuar që dy gazetarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po trajtohen mirë.

Rrëmbyesit kishin kërcënuar se do t’i vrisnin dy gazetarët nëse Franca nuk shfuqizonte ligjin që ndalon mbajtjen e shamive të kokës nga vajzat myslimane në shkollat publike. Franca nuk pranoi dhe ligji hyri në fuqi të enjten.

Ndërkohë, një grup ekstremist i lidhur me terroristin e kërkuar Abu Musab al-Zarqawi, ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tre shoferëve turq në Irak. Policia irakiane tha se i gjeti tre trupat të enjten në anë të rrugës afër Samarës, në veri të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG