Lidhje

Gjendja e të burgosurve në Kubë  - 2004-09-03


52-vjeçari Manuel Vaskez, ishte një prej 75 shtetasve Kubanë, i dënuar me burgim të gjatë pas një fushate masive ndaj kundërshtarëve politikë në vitin 2003. Zoti Vaskez punonte si gazetar për agjensinë e lajmeve kubane. Ai u dënua me 18 vjet burgim sepse shkruante për tema si krimi, korrupsioni dhe prostitucioni në Kubë.

Zoti Vaskez është një prej gjashtë disidentëve që u liruan nga burgu për arsye shëndetsore. Ai i tha gazetës ‘Houston Chronicle’ se eksperienca e tij në burg ishte e tmerrshme: ”Ishte ferr i vërtetë, një vend me minj, buburreca, mushkonja dhe tartabiqe. Kur dola nga burgu isha në një gjendje të plotë çmendurie”- tha ai.

Një disident tjetër Migel Valdes, kishte probleme me zemrën dhe e liruan para kohe nga burgu. ”Qeveria pati frikë se do vdisja në burg.” - u shpreh ai.

E burgosura politike Marta Beatriz Roke u lirua gjithashtu për arsye shëndetsore. Zonjusha Roke ishte dënuar me 20 vjet burg nën akuza false. Ajo vuan nga zemrës, diabeti dhe gjatë burgimit humbi 10 kile në peshë. Kushtet në burg, thotë ajo, janë jo-humane dhe aspak higjenike. Erik Olsen i organizatës Amnestia Ndërkombëtare thotë se burgjet e diktatorit komunist Fidel Kastro mund të jenë edhe të dhunshme:

“I burgosuri i ndërgjegjes Viktor Orlando Aroho Karmona u mor prej qelisë së tij nga 3 roje, të cilët thuhet e tërhiqnin zvarrë ndërsa e godisnin në fytyrë dhe në trup. Në mënyrë që të mos e lejonin të lëvizte, ndërsa e rrihnin, rojet i bllokuan këmbët në një derë. Këto shembuj shkelin nenin e Katërt të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, i cili shprehet se ”asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet torturave ose ndëshkimeve ose trajtimeve mizore, johumane dhe poshtëruese.”

Kjo është vetëm një prej shumë historive të të burgosurve politikë të Kubës, të cilët i nënshtrohen rrahjeve, izolimit, dhe mohimit të ndihmës mjeksore. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara, Organizata e Shteteve Amerikane, Bashkimi Europian dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë Kubane që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe menjëherë të lejojë organizatat humanitare të vëzhgojë kushtet e burgut.

Në Kubë, burra dhe gra kurajoze po përpiqen për liri dhe demokraci. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura t’u japin atyre shpresë në përpjekjet kundër sistemit totalitar të Kastros.

//ze//

XS
SM
MD
LG