Lidhje

Peniani teston një lëndë bërthamore - 2004-09-03


Korea e Jugut tha se deklarimet e saj rreth një testi sekret të një lënde bërthamore nuk duhet të ndikojnë në bisedimet për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Zyrtarë të qeverisë së Koresë së Veriut thanë sot se testi i bërë në vitin 2000 ka qenë për qëllime shkencore dhe nuk ka pasur lidhje me programet e armëve. Megjithatë, udhëheqësit opozitarë të Koresë së Jugut paralajmëruan se testi mund të ketë shkelur një pakt me Penianin për të mos pasur armë bërthamore në gadishullin korean.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se Seuli njoftoi nga fundi i muajit të kaluar se një grup shkencëtarësh nga Korea e Jugut ka realizuar në mënyrë sekrete pasurimin e sasive të vogla të uraniumit në vitin 2000.

Një ekip i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po zhvillon hetime mbi çështjen dhe do të publikojë përfundimet brenda pak javëve.

XS
SM
MD
LG