Lidhje

Presidenti Bush dhe rivali i tij Kerry debatojnë për ekonominë - 2004-09-04


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat, John Kerry, po debatojnë për ekonominë, ndërsa intensifikojnë fushatat tetë javë para zgjedhjeve të nëntorit.

Një ditë pasi pranoi emërimin e partisë së tij për një mandat të dytë, Presidenti Bush u tha përkrahësve në tre shtete kyçe për zgjedhjet, se një rënie në shifrat e papunësisë, që u raportua dje provonte që politikat e tij ekonomike po japin rezultate pozitive.

Zoti Kerry, duke u nisur nga të njëjtat shifra tha se politikat e zotit Bush kanë dështuar, sepse ekonomia amerikane ka sot më pak vende pune sesa kur Presidenti Bush mori detyrën në vitin 2001. Ai tha se plani i tij për uljen e taksave për klasën e mesme dhe për t’u marrë me problemin e rritjes së kostos për kujdesin shëndetësor, do të hapë miliona vende të reja pune.

Një anketë e revistës Time, rezultatet e së cilës u bënë publike dje, tregojnë se zoti Bush kryeson me 11 pikë ndaj zotit Kerry, mes votuesve të mundshëm. Sipas sondazheve të tjera diferenca mes dy kandidatëve është shumë më e vogël.

XS
SM
MD
LG