Lidhje

Irak: Rrëmbime të tjera pengjesh - 2004-09-04


Një grup islamik në Irak ka rrëmbyer edhe një shofer tjetër turk, duke kërcënuar se do t’ia presë kokën nëse punëdhënësi i tij dhe kompanitë e tjera turke nuk ndërpresin bashkëpunimin me forcat amerikane në vend brenda 48 orëve.

Vërtetësia e videos së transmetuar sot në kanalin e televizionit arab al-Arabiyah nuk ka mundur të verifikohet deri tani. Por një grup i vetquajtur Lëvizja e Rezistencës Islamike -- Brigadat Nomane tha se do ta vriste shoferin nëse punëdhënësi i tij turk dhe firmat e tjera turke nuk do të ndërprisnin punën në Irak.

Ekstremistët kërkuan edhe tërheqjen e një kompanie kuvajtiane që ka kontratë me firmën turke. Ndërkohë, zyrtarë e Francës kanë shprehur optimizëm se dy gazetarët e rrëmbyer francezë do të lirohen së shpejti.//ii

XS
SM
MD
LG