Lidhje

Presidenti Bush e quan krizën e pengjeve në Rusi, një shenjë tjetër të taktikave terroriste - 2004-09-04


Presidenti Bush thotë se rrëmbimi i pengjeve në një shkollë të usisë jugore është edhe një shenjë tjetër e taktikave terroriste.

Presidenti e bëri këtë koment dje ndërkohë që po zhvillonte fushatë në shtetin Uiskonsi. Shtëpia e Bardhë e dënoi rrëmbimin si një akt të urryer dhe mizor terrori, duke thënë se përgjegjësia për të gjitha viktimat bie mbi terroristët. Dhe Departamenti i Shtetit i paralajmëroi shtetasit amerikanë që kanë në plan të shkojnë në Rusi apo të kthehen nga Rusia, se mundësitë për veprime terroriste janë të mëdha.

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që kriza nuk arriti të zgjidhej në mënyrë paqesore, por tha se e kupton dilemën e vështirë përballë qeverisë ruse. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se ishte tronditur nga numri aq i madhe i fëmijëve që humbën jetën.

Në Vatikan, një zëdhënës tha se Papa Gjon Pali i Dytë e kishte pritur lajmin për vdekjet dhe plagosjet në Rusi me pikëllim të thellë.

XS
SM
MD
LG