Lidhje

Futboll: Shqipëria fiton 2-1 ndaj Kampiones së Evropës, Greqisë - 2004-09-05


Shqipëria fitoi të shtunën ndaj kampiones evropiane, Greqisë, me rezultatin 2-1 për ndeshjet e grupit të dytë për eliminatoret për kampionatit botëror të futbollit të vitit 2006.

Në Tiranë, grekët nuk arritën ta merrnin veten pas golave të shqiptarëve në pjesën e parë të ndeshjes.

Dy golat e Shqipërisë u shënuan që në pjesën e parë nga Adrian Aliaj dhe Edvin Murati, ndërsa Greqia shënoi me një gol të Stelios Giannakopoulos.

Fitorja e mbrëmshme u shoqërua me festime në gjithë Shqipërinë. Në kryeqytet mijëra tifozë të veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, mbushën rrugët deri në orët e para të mëngjesit.

Shtypi ndërkombëtar e cilësoi fitoren e djeshme ndaj kampiones së Evropës, si një nga befasitë më të mëdha të futbollit.

Ndërkohë mjetet greke të informimit njoftuan për incidente mes policisë greke dhe tifozëve shqiptarë në disa qytete të Greqisë. Pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë, policia greke ndërhyri për të shpërndarë disa qindra tifozë shqiptarë në sheshin Omonia të Athinës, njoftoi kanali televiziv shtetëror grek ET1. Në ndeshje të tjera ish-kampionia e botës dhe Evropës, Franca nuk shënoi dot asnjë gol në ndeshjen me Izraelin që përfundoi 0-0.

Ndeshja mes Anglisë dhe Austrisë në Vienë përfundoi me barazim 2-2. Italia fitoi ndaj Norvegjisë 2-1 në Palermo.

Ndërkohë Kenia fitoi në ndeshjen e parë të grupit afrikan, me rezultatin 3-2 me Malawin. Zambia mundi Liberinë, 1-0 në grupin e parë, ndërsa Burkina Faso mundi Ugandën 2-0 në grupin e dytë.

Në ndeshjet e Konfederatës së Shoqatës së Futbollit të Amerikës Veriore, Qendore dhe Karaibeve, Shtetet e Bashkuara mundën El-Salvadorin, 2-0. Rezultatet për ndeshjet e tjera ishin:

EVROPË

Grupi 1 Finlanda 3, Andorra 0 Rumania 2, Maqedonia 1

Grupi 2 Danimarka 1, Ukraina 1 Turqia 1, Gjeorgjia 1

Grupi 3 Russia 1, Sllovakia 1 Estonia 4, Luksemburgu 0 Portugalia 2, Letonia 0

Grupi 4 Irlanda 3, Qipro 0 Zvicra 6, Ishujt Faeroe 0

Grupi 5 Sllovenia 3, Moldavia 0

Grupi 6 Polonia 3, Irlanda e Veriut 0 Azerbaixhani 1, Uellsi 1

Grupi 7 Belgjika 1, Lituania 1 Serbia dhe Mali i Zi 3, San Marino 0

Grupi 8 Bullgaria 3, Islanda 1 Kroacia 3, Hungaria 0 Suedia 7, Malta 0

XS
SM
MD
LG