Lidhje

Irak: 31 vetë humbin jetën në akte dhune - 2004-09-05


Aktet e dhunës në Irak shkaktuan dje vdekjen e të paktën 31 vetëve.

Në qendrën veriore të naftës, Kirkuk, policia thotë se autori i një sulmi vetëvrasës aktivizoi një makinë bombë pranë një akademie policore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Në qytetin Tal Afar, në afërsi të Mosulit, mjekët thonë se të paktën 11 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën gjatë luftimeve të ashpra midis forcave irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe ekstremistëve.

Në përgjigje të zjarrit të dendur nga ana e ekstremistëve, avionët amerikanë hodhën një bombë afër qytetit dhe një helikopter amerikan, ndaj të cilit u hap zjarr, bëri një ulje të detyruar.

Në jug të Bagdadit, kryengritësit vranë të paktën tre policë. Nuk është ende e qartë nëse policët u vranë në luftime apo nga një sulm me mortaja.

XS
SM
MD
LG