Lidhje

Irak: Vriten 7 marinsa amerikanë dhe 3 irakianë  - 2004-09-06


Ushtria amerikane në Irak, njofton se si rezultat i shpërthimit të një makine bombë u vranë 7 marinsa amerikanë dhe 3 anëtarë të gardës kombëtare irakiane. Viktimat u shkaktuan gjatë një sulmi kundër një autokolone amerikane në afërsi të Falluxhës.

Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi dy makina amerikane. Ky është sulmi më i rëndë ndaj forcave amerikane në muajt e fundit. Falluxha është një qendër e kryengritësve suni. Ushtria amerikane tha se sulmi do ti bëjë ata më të vendosur për të realizuar detyrën e tyre për krijimin e një Iraku më të sigurtë.

Ndërkohë në Naxhaf forcat irakiane rrethuan për pak kohë zyrat e klerikut radikal Moqdtada al-Sadër. Forcat irakiane synonin të ushtronin një kontroll në mjediset e zyrës, por u tërhoqën për shkak të grumbullimit të mbështetësve të Al-Sadrit.

Ndërkohë, Ekstremistët irakianë që po mbajnë dy gazetarë francezë sipas njofitmeve caktuan një afat tjetër prej 48 orësh për përmbushjen e kërkesave të tyre, mes të cilave kërkojnë edhe një pagesë prej 5 milionë dollarësh.

Një deklaratë e vendosur në një faze interneti mban autorësinë e një grupit ekstremist, Ushtria Islamike në Irak. Më parë ekstremistët kishin kërkuar që Franca të anulonte ligjin për ndalimin e vajzave në shkolla publike që të mbanin shami në kokë.

Po mbi pengjet, agjencia frnaceze e lajmeve AFP njofton se ekstremistët rrëmbyen të shtunën një korresëpondent irakian të AFP dhe e mbajtën për dy ditë. Sipas kësaj agjencie korrespondenti Ammar Daham ishte keqtrajtuar para se ta lironin.

Zyrtarë jordanezë dhe turq, ndërkohë njoftuan lirimin e pesë pengjeve të tjetër. Ata ishin tre jordaneze, një sudanez dhe një shofer turk kamioni.

//ze//

XS
SM
MD
LG