Lidhje

Rusi: E hëna dhe e marta ditë zie kombëtare  - 2004-09-06


Rusia po mban një ditë zie kombëtare ndërsa banorët e Beslanit vazhdojnë të varrosin të vrarët nga kriza e pengjeve të shkollës. Flamurët janë ngritur sot në gjysmë shtizë në shenjë zie për 335 të vrarët në sulmin që filloi me një shtator, në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Gjysma e të vdekurve ishin fëmijë. Vesa filloi të binte ndërsa mijëra vetë merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit. Pjesëmarrësit vendosën lule mbi varre dhe vajtonin ndërsa fëmijët e tyre kalonin në qetësinë e përjetshme. Krizës së pengjeve përfundoi në mënyrë të dhunshme të premten kur shpërthimet plasën brenda shkollës dhe trupat ruse hynë në ndërtesë.

Më shumë se 1 mijë pengje ishin brenda. Varrimet e para u bënë dje. Qindra njerëz u plagosën. Disa familje janë ende në pritje të lajmeve për fëmijët e tyre që mungojnë.

Ndërkohë, zyrtarë të Bashkimit Evropian shprehën keqardhje rreth asaj që ata e cilësuan si një keqkuptim me Rusinë lidhur me krizën e pengjeve të shkollës dhe shprehën solidaritet me luftën kundër terrorizmit të këtij vendi.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel thanë se kërkesa e ministrit të jashtëm holandez Ben Bot për informacion shtesë se si mund të ketë ndodhur një tragjedi e tillë nuk përbënte kritikë. Ata thanë se ministri i jashtëm holandez, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, vetëm kërkoi informacion nga një vend mik i kërcënuar nga terrorizmi.

Moska i kritikoi ashpër komentet fillestare të ministrit dhe thiri ambasadorin e Holandës për të kërkuar shpjegime.

//ze//

XS
SM
MD
LG