Lidhje

Dita e Punës në Shtetet e Bashkuara - 2004-09-06


Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Punës, një festë kombëtare, e cila festohet që prej më tepër se një shekulli. Këtë ditë amerikanët nderojnë burrat dhe gratë punëtorë, por ajo ka një kuptim edhe më të gjerë.

Dita e Punës u krijua nga qeveria amerikane me kërkesën e lëvizjes punëtore, për të nderuar arritjet e punonjësve amerikanë. Kjo festë përkujtohet në qytetet e mëdha, tek disa prej të cilave janë përqëndurar industritë më të mëdha të Amerikës, por edhe në qytetet e vogla amerikane. Është një ditë kur njerëzit zakonisht pushojnë dhe qëndrojnë me familjen.

Dita e punës shënon edhe përfundimin zyrtar të stinës së verës. Është gjithashtu dita kur miliona amerikanë shkojnë për një pushim të fundit, ose e shfrytëzojnë për të blerë, ngaqë bëhen ulje të mëdha çmimesh. Këtë vit, Dita e Punës ka edhe tone të veçanta politike. Kuvendi Kombëtar i Republikanëve sapo ka përfunduar. Pas dy muajsh amerikanët zgjedhin presidentin e tyre të ri. Zakonisht, në Ditën e Punës presidenti flet para një grupi punonjësish. Vitin e kaluar, presidenti Bush foli para anëtarëve të Unionit Ndërkombëtar të Inxhinierëve.

Ne jemi të përkushtuar për t’i ndihmuar ata që kanë punë që t’i mbajnë vendet e punës, dhe që t’i ndihmojnë të papunët të gjenë punë. Pikërisht ky është angazhimi ynë për Ditën e Punës, - tha Presidenti.

Votuesit amerikanë këtë vit janë të shqetësuar për tregun jo të mirë të punës, si dhe për ekonominë e dobët. Edhe kandidati demokrat John Kerry u është drejtuar votuesve punëtorë, në kushtet kur vota e tyre mund të jetë veçanërisht e rëndësishme tani që duket se gara presidenciale do të jetë e fortë.

XS
SM
MD
LG