Lidhje

Rusi: Qindra mijëra njerëz morën pjesë në Moskë në një miting të madh kundër terrorit - 2004-09-07


Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar sot në Moskë kundër terrorizmit pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë në Rusinë jugore. Turma u mblodh në një shesh afër Kremlinit sot për këtë ceremoni të miratuar zyrtarisht. Disa vetë mbanin parrulla në mbështetje të presidentit Vladimir Putin.

Demostrata u bënë edhe në qytetet tjera të vendit. Këto tubime u zhvilluan ndërsa Rusia po kalon një ditë tjetër zie për 335 personat e vrarë në krizën e pengjeve në Beslan.

Banorët e Beslanit vazhduan të varrosin viktimat dhe kërkojnë përgjigje për rrethanat e krizës që filloi të mërkurën e kaluar. Kësaj situate i erdhi fundi të premten, pas shpërthimeve në ndërtesë, që u mbërthye nga kaosi, ndërsa pengjet përpiqeshin të dilnin jashtë dhe forcat ruse ndërhynë. Sulmuesit kërkonin pavarësinë e Çeçenisë.

Të hënën vonë, presidenti Putin refuzoi bisedimet me udhëheqësit separatistë çeçen, dhe e akuzoi perëndimin për standarte të dyfishta në luftën kundër terrorizmit.

//ze//

XS
SM
MD
LG