Lidhje

Edhe dy ushtarë të tjerë amerikanë vriten në Irak - 2004-09-07


Edhe dy ushtarë të tjerë amerikanë u vranë sot në Irak, ndërsa numri i trupave amerikane që kanë humbur jetën që nga 23 marsi i vitit 2003 është ngritur mbi 1 mijë.

Ushtria amerikane tha se një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos në një shpërthim me bombë në veri të Bagdatit. Po në Bagdat një tjetër ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga një sulm me bombë.

Më në perëndim, në qyttin e Falluxhës, aeroplanët amerikanë bombarduan për të dytën ditë objektet që dyshohet se u përkasin terroristëve. Sipas burimeve spitalore të paktën 6 persona janë vrarë dhe 11 janë plagosur që dje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan paralajmëroi se vazhdimi i dhunës po rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve në janar. Po ashtu ai tha se Kombet e Bashkuara nuk mund të dërgojnë personel tjetër veç 35 që kanë tani, pa u përmirësuar gjendja e sigurisë.

//ze//

XS
SM
MD
LG