Lidhje

Grupi i Tetëshes takohet për të diskutuar programin bërthamor të Iranit - 2004-09-09


Zyrtarë të lartë për çarmatimin bërthamor nga grupi i tetë vendeve më të industrializuara janë në Gjenevë për takime që do të përqëndrohen mbi ambicjet nukleare të Iranit.

Sesioni i grupit të tetëshes bëhet ndërsa diplomatët amerikanë po kërkojnë vendosjen e sanksioneve nga ana e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit në se ky i fundit nuk heq dorë nga përpjekjet për pasurimin e uraniumit që Uashingtoni thotë se ka si qëllim zhvillimin e armëve bërthamore. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Nënsekretari amerikan i shtetit John Bolton po drejton sesionin dyditor me homologë nga Rusia, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të shpall Iranin si shkelës të traktatit për mos përhapjen e armëve bërthamore. Kjo agjenci do të mblidhet të hënën në Vienë.

Një deklaratë e tij nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore mund ta çojë këtë çështje para Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundshme kundër qeverisë së Teheranit.

XS
SM
MD
LG