Lidhje

Vëmendje ndaj standarteve të Turqisë për në Bashkimin Evropian - 2004-09-09


Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se propozimi turk për të ndërshkuar si krim tradhëtinë bashkëshortore mund të dëmtojë përpjekjet e Ankarasë për të hyrë në bllok.

Mediat turke cituan komisionerin e zgjerimit të Bashkimit Evropian Guenter Verheugen të ketë thënë se propozimi mund të krijojë idenë se Turqia laike po u afrohet ligjeve islamike.

Parlamenti turk do të votojë javën e ardhshme për këtë propozim së bashku me ndryshime të kodeve të tjera penale për të plotësuar standartet e Bashkimit Evropian para se blloku të vendosë në dhjetor në se do të fillojë bisedimet për anëtarësim me Turqinë.

Ministri i jashtëm turk Abdullah Gul tha se ka besim se në raportin e ardhshëm të Bashkimit Evropian do të thuhet se Turqia është gati të fillojë bisedimet për asocim.

XS
SM
MD
LG