Lidhje

Policia indoneziane dislokon forca shtesë përreth misioneve diplomatike në Jakartë - 2004-09-10


Policia indoneziane ka dislokuar forca shtesë të sigurimit përreth misioneve diplomatike në kryeqytetin Jakartë pas shpërthimit të një makine bombë dje pranë ambasadës australiane që vrau 9 persona dhe plagosi 180 të tjerë. Zyrtarët thanë se nuk ka ndonjë kërcënim të ri specifik por janë vendosur roje shtesë në ambasadën amerikane, japoneze dhe australiane.

Në Australi kryeministri John Howard tha sot se një sulm tjetër një Jakartë është mjaft i mundshëm. Policia tha se beson se dy vetvrasës janë përgjegjës për shpërthimin. Ata thanë se ata parkuan një furgon të ngarkuar me eksploziv në afërsi të ndërtesës së ambasadës.

Një faqe e njohur e ekstremistëve islamik thotë se grupi Jema Islamija i lidhur me rrjetin terrorist të al Kaidës ishte përgjegjës për sulmin. Vërtetësia e këtij njoftimi nuk është provuar.

//ze//

XS
SM
MD
LG