Lidhje

Gjykata e Hagës do të lejojë dy britanikë të apelojnë emërimin e tyre si avokatë mbrojtës të Milosheviçit - 2004-09-10


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës do të lejojë dy britanikë të apelojnë emërimin e tyre si avokatë mbrojtës për ish presidentin jugosllav Slobodan Milosheviç.

Gjytata e Hagës caktoi avokatët javën e kaluar pas një ekzaminimi mjeksor që arrinte në përfundimin se zoti Milosheviç nuk është në gjendje të përfaqësojë vetveten.

Ish udhëheqësi jugosllav ka kundërshtuar me forcë vendimin dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me avokatët.

Avokatët i thanë gjykatës se një numër dëshmitarësh kanë refuzuar të dëshmojnë nëse gjyqi nuk lejon zotin Milosheviç të vetmbrohet.

//ze//

XS
SM
MD
LG