Lidhje

SHBA-ja kujton 11 shtatorin 2001 - 2004-09-11


Në përvjetorin e tretë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001,në fjalimin e tij javor në radio, Presidenti Bush tha sot se Shtetet e Bashkuara do t’i ndjekin terroristët hap pas hapi kudo që të fshihen. Më parë, presidenti mori pjesë në një moment heshtjeje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq, në New York, familjet e viktimave po lezojnë emrat e 2749 njerëzve që humbën jetën në sulmet kundër Qendrës Botërore të Tregtisë.

Në një ceremoni në Varrezat Kombëtare në Arlington, u nderuan ata që u vranë në sulmin kundër Pentagonit.

Viktimat e fluturimit 93 të linjës ajrore United Airlines që humbën jetën kur avioni u rëzua në Pensilvani u nderuan në qytetin Shanksville.

Ndërkaq, Kandidati demokrat për President, John Kerry tha se 11 shtatori i vititi 2001 ishte dita më e rëndë në historinë e Shteteve të Bashkuara, por që nxorri në pah karakteristikat më të mira të popullit amerikan.

Në fjalimin e tij sot në radio, zoti Kerry dha shembuj të solidaritetit të popullit amerikan pas sulmeve terroriste, duke përfshirë një rast kur hebrejtë, të krishterët dhe myslimanët u lutën sëbashku në një xhami të Pensilvanisë.

Ai tha se një ditë amerikanët do t’u tregojnë fëmijëve të tyre se vendi u bashkua në këtë tragjedi dhe zgjodhi besimin ndaj frikës.

Zoti Kerry tha se vendi është i bashkuar në lutjet e tij për viktimat dhe familjet e tyre. Ai tha se Amerika është gjithashtu e vendosur “t’i gjejë dhe ndëshkojë terroristët, para se ata të na godasin përsëri”.

XS
SM
MD
LG