Lidhje

Irak: Shpërthim pranë konsullatës amerikane në Basra  - 2004-09-11


Një shpërthim jashtë konsullatës amerikane në qytetin jugor të Basrës la të vrarë të paktën një person.

Ka raporte kontradiktore nëse mjeti shpërthyes ishte bombë e vënë në anë të rrugës apo makinë bombë. Policia tha se të paktën dy njerëz u plagosën në këtë shpërthim.

Në veri të vendit, në qytetin e Bakubës, zyrtarët ushtarakë irakianë thonë se një gjeneral i Gardës Kombëtare Irakiane u vra nga të shtënat nga një makinë në ecje. Edhe shoferi i tij u vra si dhe dy njerëz të tjerë.

Në një zhvillim tjetër, ministri i jashtëm i Irakut tha se nga kontrolli i të enjtes në zyrën e klerikut radikal shiit në Najaf, Moqtada al-Sadr, u gjet një sasi i madhe armësh të fshehura pas një muri fallso në zyrën e tij.

XS
SM
MD
LG