Lidhje

SHBA angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore në marrëdhëniet me Iranin - 2004-09-12


Një i dërguar i lartë amerikan tha se presidenti Bush është i vendosur për të gjetur një zgjidhje paqësore për t’i dhënë fund gjendjes së bllokuar me Iranin lidhur me programin e armëve bërthamore të Teheranit. Megjithatë, në përgjigje të pyetjes nëse Washingtoni do të shqyrtojë mundësinë e veprimeve ushtarake në rast se përpjekjet diplomatike dështojnë, nënsekretari i Shtetit John Bolton tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që Irani të mos zhvillojë aftësi për prodhimin e armëve bërthamore.

Komentet e zotit Bolton të dielën në Jeruzalem u bënë disa orë pasi Ministria e Jashtme e Iranit hodhi përsëri poshtë kërkesat ndërkombëtare për të hequr dorë nga programi për pasurimin e uraniumit. Megjithatë një zëdhënës i ministrisë tha se Teherani është i gatshëm ti sigurojë evropianët se nuk do ti përdorë aftësitë bërthamore për prodhimin e armëve.

Nesër Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike do të takohet në Vienë për të shqyrtuar një rezolutë evropiane që i jep Iranit afat deri në nëntor për të provuar se nuk po zhvillon armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG