Lidhje

Legjenda e boksit, Muhamed Ali, bën thirrje për një mbrotje  më të madhe të boksierëve të rinj - 2004-09-13


Ish-kampioni i peshës së rëndë në boks,Mohamed Ali, doli para ligjvënësve të Nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për Tregëtinë, dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve. Në dëshminë që e lexoi bashkëshortja e tij, Lonnie, Muhamed Ali thotë se boksi profesionist mund të jetë për të rinjtë një mënyrë për të dalë nga varfëria e mjerimi, por thekson se ka shumë njerëz që duan të shfrytëzojnë talentin e tyre dhe të përfitojnë.

Mohamed Ali bëri thirrje për krijimin e një federate të re boksi për mbikqyrjen e këtij sporti. Gjatë dekadës së kaluar, Kongresi ka miratuar dy reforma në boks. Akti i vitit 1996 për Sigurinë në Boksin Profesionist trajtonte çështje mjekësore dhe të sigurisë, kurse në vitin 2000, ligjvënësit miratuan Nismën e Muhamed Aliut në bazë të së cilës boksierët kanë të drejtë të informohen gjerësisht në aspektin financiar nga ana e organizatorëve të ndeshjeve.

Pritje madhështore për Michael Phelps Fituesi i tetë medaljeve olimpike, notari Michael Phelps u prit si hero në qytetin e tij. Phelps është rritur në Towson të Marylandit. Në Towson ai mori dhurata nga zyrtarë shtetërorë dhe vendorë dhe u hodhi fanella vajzave të pranishme në paradën e mirëseardhjes. Gjithashtu një rruge të qytetit iu dha emri i tij: Michael Phelps Way.

Ai tha se nuk është ngopur ende me medalje dhe se tashmë ka filluar stërvitjet për Olimpiadën e Pekinit në vitin 2008. //az//

XS
SM
MD
LG