Lidhje

Shqetësime ndaj ndryshimeve të Kremlinit pas sulmeve terroriste - 2004-09-14


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell shprehu shqetësim lidhur me ndryshimet e mëdha që po ndërmerr Rusia në fushën politike dhe atë të sigurisë pas sulmeve terroriste të kohëve të fundit.

Zoti Powell tha në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Reuters se Rusia po tërhiqet me këtë rast nga disa prej refromave të saj demokratike. Agjencia e Lajmeve Reuters e citon zotin Powell të ketë thënë se e kupton nevojën për të luftuar terrorizmin, por shtoi ai, kjo duhet bërë pa ju shmangur reformave demokratike, apo procesit demokratik.

Dje, presidenti rus Vladimir Putin bëri të njohur planin e tij për emërimin vetë të guverantorëve rajonalë në vend të atyre që janë zgjedhur me votime. Ai tha gjithashtu se qeveria do ta pakësojë numrin e partive politike që mund të marrin pjesë në Parlament, duke mos lejuar të marrin pjesë në Parlament kandiodatët e pavarur dhe partitë e vogla.

Reformistët ankohen se ndryshimet do ta frenojnë procesin e demokracisë në vend. Kritikë të tjerë e quajnë këtë veprim një kompllot që synon fuqizimin e pushtetit të zotit Putin.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se Bashkimi Evropian po e vëzhgon gjendjen me kujdes.

XS
SM
MD
LG