Lidhje

Hagë: avokatët e Sllobodan Millosheviçit kërkojnë pezullimin e gjyqit  - 2004-09-14


Avokatët e caktuar për mbrojtjen e ish-Presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, thonë se do të kërkojnë pezullimin e gjyqit, derisa Gjyakta e Hagës të dëgjojë mocionin e tyre për të mos marrë pjesë në proces. Avokati Steven Kay iu drejtua sot Gjykatës së Krimeve të Luftës.

Sllobodan Millosheviç ka refuzuar të bashkëpunojë me avokatët. Sot ai i tha përsëri gjykatës se ka të drejtë të vetëmbrohet. Por gjykatësi Patrick Robinson i tha ish-presidentit jugosllav të mos ”bëjë lojëra”, duke shtuar se pret një qëndrim më të pjekur prej tij.

Gjykata e emëroi zotin Kay dhe partnerin e tij Gillian Higgins dy javë më parë, pasi sipas një ekzaminimi mjekësor doli që zoti Millosheviç vuante nga hipertensoni kronik dhe nuk ishte i aftë të vetëmbrohej.

Ndaj ish udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosehviç janë ngritur 60 akuza për krime lufte, duke përfshirë akuzën për gjenocid gjatë konflikteve të armatosura në Ballkan në vitet ’90-të.// lk //

XS
SM
MD
LG