Lidhje

Kroaci: Fushatë për kthimin e refugjatëve serbë - 2004-09-15


Kroacia dhe Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë njoftuan për fillimin e një fushate e cila do të inkurajojë refugjatët serb të kthehen në shtëpitë e tyre në Kroaci.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kroaci, Peter Semneby, tha në Zagreb se fushata do të ketë për qëllim, mes të tjerash, t’i japë shtysë rëndësisë së tolerancës dhe multi-kulturalizmit, dhe ndërtimit të një shoqërie të integruar.

Kthimi i refugjatëve serb është një kërkesë kyçe, të cilën Kroacia duhet ta përmbushë për hyrjen e saj në Bashkimin Europian në vitin 2007. Rreth 300,000 serb janë arratisur nga Kroacia gjatë luftimeve në vend, pasi ajo shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. Shumë nga ata që ikën u vendosën në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi.

Rreth 110,000 janë kthyer. Megjithatë, zyrtarët e pranishëm në lajmërimin e së mërkurës thanë se një anketë e kohëve të fundit tregoi se jo më shumë se 15 përqind e të shpërngulurve dëshirojnë të kthehen.

XS
SM
MD
LG