Lidhje

Kosovë: Ngrihen padi kundër 5 shqiptarëve  - 2004-09-15


Prokurorët ndërkombëtarë kanë ngritur padi ndaj 5 shqiptarëve të Kosovës për ushtrimin e dhunës kundër serbëve pas incidenteve që ndodhën në Kosovë në fillim të vitit.

Një zëdhënës i K-Forit, Nirazh Sing, u tha gazetarëve në Prishtinë se autoritetet kanë ngritur padi ndaj Labinot Gashit dhe një djali adoleshent të cilit nuk i përmendën emrin, për vrasjen e 17-vjeçarit Dimitri Popoviç në muajin qershor.

Zëdhënësi tha gjithashtu se është ngritur padi ndaj tre shqiptarëve të tjerë, pjesëmarrjen në vënien zjarrit një kishe ortodokse serbe në Prizen gjatë trazirave të marsit. Në trazirat e marsit në Kosovë humbën jetën 19 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

XS
SM
MD
LG