Lidhje

Irak: rrëmbehen dy amerikanë dhe një britanik - 2004-09-16


Autoritetet irakiane dhe zyrtarët amerikanë në Irak thonë se persona të paidentifikuar rrëmbyen të enjten dy shtetas amerikanë dhe një britanik nga një shtëpi në Bagdat.

Banorët aty pranë thonë se rreth 10 persona të armatosur shkuan në mëngjes herët tek shtëpia. Disa prej tyre qëndruan roje jashtë, ndërsa të tjerët u futën brenda. Më pas pengjet u tërhoqën zvarrë drejt një mikrobuzi. Ministria e brendshme irakiane njofton se të tre personat punonin për një firmë ndërtimi me seli në Gjirin Persik.

Po të enjten ekstremistët vendosën një mesazh në një faqe interneti ku merrnin pëgjegjësinë për rrëmbimin dhe vrasjen e tre shoferëve arabë kamionësh. Ende nuk dihet në se bëhet fjalë për të njejtën persona, trupat e të cilëve u gjetën të mërkurën me kokë të prerë në një rrugë në veri të Bagdatit.

Një shofer jordanez kamioni, u lirua pasi u mbajt për dy ditë peng, ndërsa një shofer sirian u rrëmbye në veri të Irakut.

XS
SM
MD
LG