Lidhje

ShBA: Bush - Kerri mbështetje pothuajse e barabartë - 2004-09-16


Një anketë e re e publikuar sot në gazetën Wall Street Journal tregon se presidenti Bush dhe konkurenti demokrat Xhon Kerri gëzojnë tani mbështetje thuajse të barabartë.

Anketa e organizatës Harris Interactive tregon se senatori Kerri gëzon një epërsi të vogël prej 48 për qind krahasuar me 47 për qind që ka presidenti Bush. Anketa arriti gjithashtu në përfundimin se një shumicë e vogël, konkretisht 51 për qind e të anketuarve, nuk mendojnë se presidenti Bush e meriton të rizgjidhet në nëntor.

Rezultatet e anketës së fundit botohen ndërkohë që kanë mbetur afro 7 javë nga zgjedhjet.

Presidenti Bush shkoi të enjten në shtetin e Minesotës për fushatë.

Fushata e zotit Kerry ka nxjerrë një reklamë të re televizive në mbrojtje të planit të kandidatit demokrat Kerri për kujdesin shëndetësor, pas sulmeve nga fushata e presidentit Bush.

XS
SM
MD
LG