Lidhje

Uragani Ivan shkakton dëme të mëdha - 2004-09-16


Uragani Ivan po rreh bregdetin jugor të Shteteve të Bashkuara, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike dhe duke krijuar ciklone që deri tani kanë shkaktuar të paktën shtatë viktima në Florida.

Uragani Ivani bëri të detyrueshëm evakuimin e miliona njerëzve në shtetet Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida.

Dhjetra shtëpi janë shkatërruar nga erërat e fuqishme, ndërsa dallgët e larta si pasojë e stuhisë kanë dëmtuar rrugë dhe ura, duke përfshirë edhe një pjesë të një ure të madhe në Pensakola, të Floridës.

Stuhia hyri në tokë në orët e para të së enjtes në afërsi të qytetit Mobile, në shtetin e Alabamës. Qendra Kombëtare e Uraganëve bëri të ditur se stuhia masive - me një shtrirje sa shteti i Teksasit - po lëviz ngadalë në drejtim të veriut.

Ndërkohë, një stuhi tjetër, uragani Xhin po rreh pjesën lindore të Republikës Domenikane pasi ka kaloi më parë nëpër Porto Riko.

XS
SM
MD
LG