Lidhje

Presidenti Putin kritikohet nga paraardhësit e tij - 2004-09-17


Presidenti rus, Vladimir Putin, po kritikohet nga paraardhësit e tij lidhur me vendimin për t’i dhënë Kremlinit kompetenca të reja.

Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, dhe presidenti i parë i Rusisë, Boris Jeltsin, i bënë komentet në intervista të veçanta.

Zoti Gorbaçov u bëri thirrje autoriteteve ruse të respektojnë liritë demokratike dhe të përpiqen për arritjen e zgjidhjeve politike.

Ish-presidenti Jeltsin i bëri thirrje Kremlinit të mos largohet nga fryma e kushtetutës që ai paraqiti në vitin 1993.

Këtë javë, Presidenti Putin bëri të njohura ndryshime rrënjësore politike për t’u marrë me problemin e terrorizmit pas krizës së pengjeve në Beslan.

Ndryshimet përfshijnë emrimin e guvernatorëve rajonalë nga presidentit në vend që ata të zgjidhen me vota të lira.

Të merkurën, Presidenti Bush shprehu shqetësim se këto ndryshime mund të dëmtojnë demokracinë. //az//

XS
SM
MD
LG