Lidhje

Tre vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara - 2004-09-17


Tre vjet më parë Shtetet e Bashkuara u sulmuan nga terroristët. Në 11 shtator 2001, ”Gjatë 102 minutave - ka thënë Presidenti Bush,- Shtetet e Bashkuara humbën më tepër qytetarë se sa në sulmet e vitit 1941 nga Japonia në Pearl Harbor.”

“Koha ka kaluar, por kujtimet nuk zbehen. Ne kujtojmë pamjet e zjarreve, telefonatat e fundit me fjalët e dashurisë, dhe kurajon e forcave të ndihmës së shpejtë, të cilët e panë vdekjen me sy dhe nuk u larguan. Ne kujtojmë mizorinë e armiqve, që vranë njerëz të pafajshëm dhe që u ngazëllyen prej vuajtjes sonë. Ne kujtojmë jetët e shtrenjta që u këputën në mes më shpejt se ç’duhej, dhe që askush nuk kishte të drejtë t’i merrte.”

Sulme të tjera pasuan. Al-Kaida dhe terroristë të tjerë kanë vrarë civilë në Indonezi, Rusi, Spanjë dhe në vende të tjera. Këta ekstremistë myslimanë duan të detyrojnë zbatimin e rregullave të tyre dhe shtypjes, dogmës së tyre fetare dhe censurës. Ata janë kundër lirisë dhe liridashësve, tolerancës dhe fjalës së lirë.

Që kur filloi lufta kundër terorizmit ndërkombëtar, koalicioni i kryesuar prej Shteteve të Bashkuara, ka çliruar më tepër se 50-milion njerëz në Afganiztan dhe Irak. Shtetet e Bashkuara, tha presidenti Bush, “kuptuan synimet e një armiku të vendosur: që të shkallëzojë vrasjet dhe që të detyrojë Amerikën për t’u tërhequr nga skena botërore.” Kështu që Shtetet e Bashkuara - thotë ai - ndërmorën një mision të rëndësishëm: ta mposhtin këtë armik.”

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që të kundërsulmojnë dhe të ndjekin terroristët kudo që ata stërviten, flenë, ose mundohen të hedhin rrënjë. Ne e kemi drejtuar këtë fushatë që nga malet e Afganistanit, deri në zemër të Lindjes së Mesme, dhe që nga Briri i Fildishtë deri në ishujt e Filipineve dhe deri tek celulat e fshehura brenda në vendin tonë.”

Lufta kundër terrorit vazhdon. Më tepër se tre të katërtat e antarëve kryesorë të al-Kaidës janë vrarë ose burgosur. Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të qëndrojnë “të fortë, të vendosur dhe me durim për një qëllim të drejtë dhe me vetëbesim se fitorja nuk do vonojë.”

XS
SM
MD
LG