Lidhje

Shefi i NATO-s shpreh bindjen për arritjen e një marrëveshjeje mbi misionin në Irak - 2004-09-17


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jap de Hoop Schefer, shprehu bindjen se do të arrihet marrëveshja mbi planin për të zgjeruar misionin stërvitor të aleancës në Irak.

Zoti de Hup Shefer tha dje se rezervimet franceze dhe belge rreth financimit të operacionit dhe përmasave të stërvitjes nuk ishin aq serioze dhe theksoi se parashikon që çështja të zgjidhet të hënën gjatë një takimi të posaçëm në Bruksel.

Diplomatët thanë se Franca ka shprehur shqetësime se misioni i Natos mund të vihet nën komandën e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Franca dhe Belgjika kundërshtuan ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe thanë se nuk do të dërgojnë instruktorë në atë vend.

Oficerët e Natos që ndodhen në Irak ndihmojnë për stërvitjen e forcave irakiane të sigurimit dhe ofrojnë mbështetje logjistike për paqeruajtësit nën komandën polake.

XS
SM
MD
LG