Lidhje

Senatori Kerry akuzon Presidentin Bush për një plan sekret për trupat pas zgjedhjeve - 2004-09-17


Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Xhon Kerri, thotë se Presidenti Bush po fsheh një plan për të mobilizuar trupa të tjera të Gardës Kombëtare dhe rezervistë për shërbim në Irak pas zgjedhjeve presidenciale.

Zoti Kerri e bëri këtë akuzë dje gjatë fushatës në shtetin Meksika e Re. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi akuzën si krejtësisht të papërgjegjshme.

Gjatë një ndalese tjetër po dje në Meksikën e Re, zoti Kerri akuzoi administratën e Presidentit Bush se po vë interesat e korporatave të mëdha si Halliburton mbi interesat e taksapaguesve dhe të trupave. Nënpresidentin Dick Cheney ka shërbyer si president i firmës Halliburton, e cila ka fituar një kontratë fitimprurse për projekte ndërtimi në Irakun e pasluftës.

XS
SM
MD
LG